Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/11/2022
Në Bruksel sot është zhvilluar takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi u zhvillua me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Fillimisht Borrell së bashku me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak patën takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Pak minuta para fillimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, Borrell u kujdes që të arsyetonte vonesën e tij disa minutëshe duke i thënë Kurtit se mbanë dy ora.
“Asnjëra nuk po punon janë sikurse ju dhe Serbia…”, i thotë Borrell, Kurtit.
Kryeministri Kurti ia kthen se “nuk janë të njëjta janë në zona të ndryshme kohore”.

Një gjë e tillë bëri që Kurti dhe Lajçak të “shpërthejnë” në të qeshura, derisa Borrell po nxirrte nga xhepi orët për të cilat po fliste.
Historinë e orëve, Borrell e vazhdoi edhe brenda kur u ulën në tavolinën e takimit së bashku me Kurtin e Lajçak.
“Mendoja të të thirrja ty nga Uzbekistani, ishte ora 5:00…”, i thotë kryediplomati evropian Kurtit.

Por në një disponim të tillë nuk u paraqit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai para fillimit të takimeve është parë me fytyrë më të ngrysur.
Madje në tavolinën e takimit, presidenti serb refuzoi edhe kroasantët e ofruar nga personeli i BE-së. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)