play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Sot zgjidhet rektori i ri i UP-së

today21/11/2022

Background
share close

Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas konkursit të datë 24/10/2022.

Intervistimi i kandidatëve do të bëhet sot me fillim prej orës 10:00, në sallën e senatit të UP-së.

Sipas një njoftimi të UP-së, pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe votimi për zgjidhjen e rektorit.

“Në frymën e zotimit për transparencë të plotë ndaj çdo faze të përzgjedhjes, këshilli drejtues fton mediat e interesuara për monitorimin e këtij procesi që të dërgojnë të përzgjedhurit si monitorues, deri në ditën e hënë, datë 21/11/2022, në orën 9:00. Për monitoruesit e përzgjedhur nga ana juaj, ju lutemi që për nevoja të evidentimit, të na dërgoni emrin dhe mbiemrin e tij/saj, e-mail adresën dhe numrin kontaktues”, thuhet në njoftim. /kp/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *