play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti nga Estonia flet për targat: Jam optimist, por Beogradi po tregohet destruktiv

today18/11/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Estonia në një konferencë të përbashkët me kryeministren e këtij shteti, ka thënë se në takim kanë diskutuar për tema të rëndësishme për të dy vendet, përfshirë këtu situatën e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

Kurti ndër të tjera në konferencë është pyetur për çështjen e targave, dhe nëse ka frikë se situata mund të përshkallëzohet, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri ka përsëritur se Beogradi është duke u treguar destruktiv në raport me mundësinë e ndonjë kompromisi duke i urdhëruar serbët të braktisin institucionet e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri im rregullisht dhe në mënyrë të intensifikuar është në komunikime të rregullta për ta zgjidhur këtë çështje. Janë 9 mijë vetura me targa ilegale serbe, kjo është më pak se 10 përqind e veturave që serbët në Kosovë kanë.

Është një pakicë ekstreme brenda shumicës serbe që po i refuzojnë këto targa. Kemi pas një dallim në qasje, duke filluar vetëm me qortime për tri javë dhe më pas gjobat.

Më pas vetëm gjobat. Megjithatë, Beogradi urdhëroi serbët t’i braktisin institucionet e Kosovës, unë ju apeloj të mos japin dorëheqje sepse institucionet demokratike janë në shërbim të të gjithëve. Jemi duke bërë çmos për ta mbajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë dhe sigurinë e paqen në anën tjetër. Unë jam optimist por qasja e Beogradit ka qenë destruktive. Në ditët e ardhshme do të shohim se sa të suksesshëm do të jemi në këto negociata të reja. Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve me Sebinë me njohjen përfundimtare në qendër.”, ka thënë Kurti.

Gjatë ditës së sotme në Serbi kanë thënë se nuk është arritur kurrfarë marrëveshje për targat apo kthimin e serbëve në institucione.

“Asnjë marrëveshje nuk është arritur për tabelat apo kthimin e serbëve në institucione, pasi mediat në Prishtinë po mundohen ta përhapin atë propagandë dhe disa media të Beogradit e kanë raportuar atë”, u tha në reagimin e sotëm të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë në nisjen e shqiptimit të masës së gjobave për ata që nuk i kanë ndërruar targat ilegale serbe.

Sipas vendimit të Qeverisë, personat që ngasin vetura serbe me targa ilegale, pas 21 nëntorit do t’ju shqiptohet gjoba prej 150 eurosh.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendimin për targa për të paktën 10 muaj, në mënyrë që tensionet të shmangen dhe të mos vijë deri te ndonjë përshkallëzim i situatës. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%