play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Memli Krasniqi takon Emisarin Escobar: Rreshtimi dhe koordinimi me Amerikën s’ka alternativë

today17/11/2022

Background
share close

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Express.

Krasniqi ka thënë se me Escobar ka folur për situatën dhe sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër.

Sipas Krasniqit, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në për Kosovën është pa alternativë.

“Z. Escobar i shpreha qëndrimin e PDK-së se rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në për ne është pa alternativë, edhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që na jep në procesin e integrimit dhe fuqizimit në arenën ndërkombëtare – përfshirë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Krasniqi.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA, takova Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar. Në pritjen e organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, para së gjithash, z. Escobar e falënderova për të gjitha etapat e mbështetjes së palëkundur amerikane ndaj vendit tonë.

Arritjet tona më të mëdha kombëtare, si çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës, u realizuan edhe falë mbështetjes së parezervë amerikane dhe përmes koordinimit strategjik me SHBA-të. Një tregim suksesi i jashtëzakonshëm, i cili u bë i mundur vetëm falë besimit të dyanshëm, sinqeritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë, që mund ta kenë vetëm dy aleatë të përkushtuar.

Z. Escobar i shpreha qëndrimin e PDK-së se rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-në për ne është pa alternativë, edhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që na jep në procesin e integrimit dhe fuqizimit në arenën ndërkombëtare – përfshirë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB.

Gjatë takimit diskutuam edhe për situatën dhe sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër.

Po ashtu, z. Escobar e sigurova se PDK do ta ofrojë gjithë mbështetjen dhe ndihmën e saj për çdo çështje që prek interesin shtetëror të Kosovës, konform seriozitetit të situatës së re gjeopolitike në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Në fund të takimit, z Escobar e sigurova se qëndrimi i popullit të Kosovës, e pa dyshim edhe i PDK-së si lidere e opozitës, për ruajtjen dhe fuqizimin e raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm.

Kur Shtëpia e Bardhë është adresa dhe kur aleanca me SHBA-të është rruga, afirmimi dhe suksesi kombëtar e shtetëror i Kosovës është destinacion i pashmangshëm.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%