play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

AAK nuk i shkon në takim Osmanit – kërkon reflektim për kërkesat e tyre për zgjidhjen e situatës në veri

today14/11/2022

Background
share close

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim sot subjektet politike për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore

Takimi është planifikuar të mbahet sot në orën 14:00.

E nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në takim.

Ata si arsye e refuzimit të pjesëmarrjes në këtë takim kanë përmendur propozimin e tyre prej 4 pikash, ku kanë deklaruar “se derisa nuk do të ketë një reflektim për këto kërkesa, ne nuk do të jemi pjesë e nismave që veç sa e komplikojnë edhe më tej situatën në vend”

Njoftimi i plotë:

Përgjigje për takimin e thirrur nga Presidentja për zgjedhjet në veri

1. Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale.

2. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në insitucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.

3. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar.

Për këtë qëllim e kemi thirrur në interpelancë edhe kryeministrin e vendit.

Dhe derisa nuk do të ketë një reflektim për këto kërkesa, ne nuk do të jemi pjesë e nismave, që veç sa e komplikojnë edhe më tej situatën në vend. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%