play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Opsioni për t’u regjistruar në Twitter Blue zhduket nga aplikacionet iOS, vetëm disa ditë pas lansimit

today11/11/2022

Background
share close

Përdoruesit e Twitter po raportojnë se opsioni për t’u regjistruar për shërbimin e ri të abonimit prej 7,99 dollarësh, Twitter Blue, është zhdukur nga aplikacioni iOS i platformës vetëm disa ditë pas lançimit të shërbimit.

Ju mund të abonoheshin më parë në Twitter Blue nga shiriti anësor në aplikacionin iOS (shërbimi nuk është lansuar për përdoruesit e Android), por përdoruesit këtë mëngjes raportuan se opsioni është zhdukur, transmeton Telegrafi.

Derisa për ata të cilët linku është ende i disponueshëm, që përpiqen për t’u regjistruar i kthen një mesazh gabimi. “Faleminderit për interesimin tuaj!”. “Twitter Blue do të jetë i disponueshëm në vendin tuaj në të ardhmen. Ju lutemi kontrolloni përsëri më vonë”.

Nuk është e qartë pse përdoruesit nuk janë në gjendje të regjistrohen në Twitter Blue. Twitter ndoshta qëllimisht po ndalon aksesin në shërbim ndërsa merret me kaosin që ka shkaktuar lansimi i tij (përdorues të panumërt kanë blerë verifikimin për të imituar markat dhe të famshëmit). Ose, sistemi mund ketë vetë probleme.

Abonuesit në Twitter Blue mund të blejnë edhe shenjën blue verifikuese, megjithatë ky shërbim ishte lansuar javën e kaluar në vetëm disa shtete. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%