Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kosova ndihet e rrezikuar nga pretendimet e Serbisë mbi të, ndërkohë që theksoi se Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial.
Në fjalimin para ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Konjufca ka deklaruar se paqe nuk do të ketë pa hequr dorë Serbia nga Kosova.
Konjufca ka përmendur UÇK-në duke thënë se liria i ka rrënjët në luftën e UÇK-së.
“Shteti ynë është i barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, gjinie, feje apo përkatësive tjera”.
Konjufca ka theksuar se qëllim i vendit është anëtarësimi në NATO.
“Për ta mbrojtur lirinë e shtetit e kemi FSK-në që po ndërtohet sipas principeve të ushtrisë moderne dhe demokratike. Jemi të vetëdijshëm që gjithçka që arritëm e bëmë bashkë me miqtë tanë të çmuar, SHBA-në dhe shtete tjera të botës demokratike evropiane dhe perëndimore. Orientimi ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e NATO-s”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)