Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/11/2022
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, përsëri është pajtuar me deptuetët e opozitës.
Kësaj radhe në lidhje me pjesëmarrjen e vogël të ministrave të Qeverisë Kurti II në seancat e Kuvendit.
Këtë ankesë e pati shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Kërkohet që ministrat e linjës, kur kemi pyetje parlamentare me qenë prezent”, tha deptueti Besnik Tahiri në ankesën e tij.
“I bashkohem vërejtjes suaj zoti Tahiri. Prania e ministrave duhet të jetë më e lartë në pyetjet, sepse nëse bëhet një statistikë këtu nga përvoja mund të konkludoj që pjesëmarrja nuk është gjithaq e kënaqshme. Duhet të jetë më e lartë”, tha Konjufca.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)