Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/11/2022
Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat i ka dhënë afat edhe një javë Qeverisë që të reflektojnë rreth kërkesave të tyre, në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi ka thënë se javën tjetër do të marrin vendim për protestë, në rast se Qeveria nuk reflekton rreth kërkesave të tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Unë njoftoj se vendimi për protestë do të mirret në javën tjetër. Çështjet politike në rend të parë, janë për të shtyrë vendimin protestë.
Sektori privat po kërkojnë nga Qeveria që t’i ndajë nga 50 euro për punonjësit e sektorit privat, pa i kushtëzuar kompanitë për rritje pagash.
Qeveria ditë më parë ka premtuar se do të subvencionojë kompanitë private që ua rrisin punonjësve pagën. Sipas vendimit, subvencionimi do të jetë 50 për qind për rritjet deri në 100 euro dhe për tre muaj. /Reporteri.net
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)