play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Zgjedhjet presidenciale në Brazil ndanë në dysh brazilianët e famshëm: Juninho është i indinjuar me Neymarin

today03/11/2022

Background
share close

Në muajin e kaluar, tema kryesore në Brazil ishin zgjedhjet presidenciale dhe Lula da Silva u bë presidenti i ri pasi mposhti kundërshtarin dhe ish-presidentin Jair Bolsonaro.

Zgjedhjet ndanë edhe dhomat e zhveshjes së kombëtares braziliane, pasi lojtarët kishin të preferuarit e tyre, ku disa anëtarë të kombëtares morën pjesë aktive në fushatat e kandidatëve të majtë dhe të djathtë.

Në fushatën e të majtës ku kandidat ishte Lula, ishte më aktivi legjendar Rai, ndërsa për të djathtën e Bolsonaro, lobuan emra të mëdhenj si Rivaldo, Ronaldo, Dani Alves dhe më së shumti Neymar.

Shpresa më e madhe e Brazilit në Kampionatin Botëror të ardhshëm e ka mbështetur publikisht Bolsonaron në disa raste. Mediat në këtë vend të Amerikës së Jugut shkruajnë se ai e bëri këtë sepse tashmë ish-presidenti e ndihmoi të shmangte pagimin e taksave.

“Ekskursionet” politike të Neymar e shqetësuan legjendarin Juninho Pernambucan, i cili nuk përtoi t’ia thoshte disa fjalë.

“Më vjen keq kur shoh Neymarin e djathtë që mbështet fashistët. Si mund ta bëjë këtë?”, ka thënë Juninho.

Pas fitores së Lula da Silva shumë qytetar kanë brohoritur rrugëve: “Neymar tani duhet t’i paguash taksat”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%