Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today04/11/2022
Katër gjela prej javësh po pengojnë disa familje të flenë në Zvicër, po pavarësisht ankesave, ata nuk do të largohen nga çatia e tyre.
E rrallë, por interesante! Bëhet fjalë për katër gjelat që, pavarësisht ankesave, nuk e ndalin këndimin e tyre që nga orët e para të mëngjesit, transmeton albinfo.ch.
Ata tashmë janë ankuar dhe kontrollet dolën në terren për të vlerësuar ankesat.
Banorët e kësaj zone thanë se të riut dhe babait të tij nuk u pengonte këndimi i gjelave. “Ai u befasua shumë kur i thamë se nuk mund të flinim për shkak të kësaj dhe se shpezët nuk mbaheshin në mënyrë të përshtatshme për speciet”, vazhdoi gruaja.
Një zonjë e kësaj lagjeje tha se ishte zgjuar në orën dy e gjysmë (të mesnatës) të mërkurën e javës së kaluar, shkruan “20 Minuten”. Ajo shprehet: “Këtu nuk mund të flenë më 15 familje. Edhe këndimi po përkeqësohet nga dita në ditë”. Fqinjët tashmë po zgjohen çdo ditë nga shpezët.
Nga ana tjetër, Zyra e Veterinarisë së Thurgaut konfirmoi se ata janë në dijeni për mbajtjen e shpendëve që këndojnë. “Gjatë inspektimit të mirëqenies së kafshëve, janë identifikuar mangësi. Masat e nevojshme për korrigjimin e tyre tani urdhërohen me shkrim nga Zyra veterinare”, shkruan Robert Hess, shefi i Zyrës veterinare. Nga kontrollet thuhet se ka rezultuar se kafazi i pulave aktualisht nuk plotëson kërkesat minimale për numrin e kafshëve që mbahen.
Sipas Zyrës veterinare, këto shpezë as nuk do të konfiskohen dhe as nuk do të zhvendosen, por do të qëndrojnë aty ku janë, bashkë me këndimin e tyre. /Albinfo.ch
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)