Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/11/2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Berlin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, çështje diskutimi i këtyre takimeve ishin edhe elementet e kornizës së marrëveshjes Kosovë-Serbi, “me njohjen reciproke në qendër”, raporton Gazeta Express
“Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, vendimi i fundit i Qeverisë për targat ilegale, çështja e energjisë dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim.
Sipas ZKM-së, Kurti u ka thënë Borrellit dhe Lajçakut se vendimi i fundit i Qeverisë për targat “ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, si dhe ka kërkuar nga ta që t’i dënojnë aktet e djegies së veturaveme targa RKS në veri.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)