Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/11/2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka quajtur të pavërteta deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës në Serbi.
Mehaj, duke i quajtur plotësisht të pavërteta pretendimet e presidentit serb, Vuçiq, ka thënë se “çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”.
“Fillimisht për tentim kthimin e vëmendjes në një temë që nuk është më brengë e qytetarëve të Serbisë, të cilët tashmë kanë pranuar realitetin e ri të shtetit të Kosovës, dhe pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë më tepër me mirëqenien e tyre nën udhëheqjen e Vuçiq, sesa me rezultatet e dialogut”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Më tej, ai ka thënë se “të gjithë qytetarët që kanë pasur në shfrytëzim tabela të tilla deri me datën 31 mars 2023, do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS, duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të automjetit”.
“Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga ana e Policisë së Republikës së Kosovës, si rregulluese e trafikut. Ndërsa ushtria e Republikës së Kosovës, padyshim do të garantojë mbrojtjen e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Kosovës”.
Ndryshe, mediat serbe kanë shkruar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie.
Siç shkruajnë mediat më të afërta me Vuçiqin, ky i fundit ka lëshuar urdhër zyrtar që “dronët e armikut” në afërsi të kufirit me Kosovën “të asgjësohen menjëherë”.
“Vuçiq vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura Serbe”, ka shkruar gazeta serbe “Politika”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)