Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/11/2022
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar me shumicë votash vazhdimin e masave emergjente në energji edhe për 30 ditë tjera.
Ndërkohë me propozim të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila që njëherësh është anëtare e Komisionit, aty u votua me shumicë votash që këto masa emergjente të shqyrtohen me 8 nëntor në seancë plenare në orën 10:30, vetëm 30 minuta para një seance tjetër të paraparë më herët.
Paraprakisht për këtë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, për çka kërkoi nga Komisioni miratimin e këtij propozimi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)