play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Kanye West do të blejë rrjetin social Parler

today18/10/2022

Background
share close

Kanye West, muzikanti që tani ligjërisht njihet si Ye, po blen Parler, një platformë e mediave sociale që e quan veten si një alternativë të “fjalës së lirë” ndaj Twitter.

Blerja u bë e ditur nga Parler në një njoftim për shtyp, i cili tha se ka hyrë në një marrëveshje në parim me Ye që pritet të mbyllet më vonë këtë vit, transmeton Telegrafi.

“Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme, ne duhet të sigurohemi që të kemi të drejtën të shprehemi lirshëm”, tha Ye në një deklaratë për shtyp.

Parlament Technologies, kompania mëmë e Parler, tha se blerja do të ndihmonte në krijimin e një “ekosistemi të pa-anulueshëm ku të gjithë zërat janë të mirëpritur”.

CEO i Parlement Technologies, George Farmer, tha, “Stafi aktual i Parlerit që keni njohur — me shumë prej të cilëve keni ndërvepruar— do të vazhdojë të punojë në aplikacion dhe platforma do të vazhdojë të përdorë shërbimet cloud të Dynascale”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *