Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/10/2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur kritikave të opozitës për shkak të seancës së sotme e cila ende nuk ka nisur punimet në mënyrën e duhur.
Konjufca, deklaroi se roli i tij nuk është të bllokohen punimet e Kuvendit, por t’i kontribuoj funksionalitetit të tij.
“Roli i Kryetarit të Kuvendit nuk është për me bo gjeste dhe veprime të cilat i kontribuojnë bllokimit të seancave. Roli im është për me i kontribuua funksionaliteti të Kuvendit. Unë edhe për këtë arsye ju pyeta se ai votoni pikat në vijim dhe ju deklaruat që jo, dhe për të funksionuar Kuvendi mazhoranca duhet me qenë e plotë në Kuvend në kuptimin e pragut të domosdoshëm për të marrë vendime e që eshtë shumica prej 61 deputetëve”, tha Konjufca.
Ai tutje shtoi se rregullorja i jep atij të drejtën që të caktoj pazua e pushime sa herë që është e nevojshme.
“Lehtë është për mu me ndërpre seancën dhe me thënë vazhdojmë javën e ardhshme, por për sa kohë është e mundshme objektivisht mbledhja e një shumice në Kuvend, pse mos ti kryejmë punët edhe sot. Rregullorja ma jep të drejtën që të caktoj pauza e pushime sa herë ka nevojë, e të vazhdojmë kurdo që krijohen kushtet”, tha Konjufca.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)