play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Matje nga ndërtuesit: Kërkesa e Artane Rizvanollit për izolim të shtëpive, kushton rreth 6 mijë euro

today30/09/2022

Background
share close

Një shtëpi me sipërfaqe 200 metra katror mund të kushtojë rreth 6 mijë euro për t’u izoluar me fasadë.

Kështu tha Faton Hoxha, nga shoqata e ndërtuesve.

“Një shtëpi rreth 200 metra katror e cila mund t’i plotësojë kërkesat e një familje pesë apo gjashtë anëtarëshe. Ajo shtëpi mund t’i ketë 200 apo 250 metra fasadë ajo do të kushtojë diku 5 mijë apo 6 mijë euro për t’u izoluar” – tha Hoxha.

Gjatë seancës së kuvendit ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, iu ka kërkuar qytetarëve që t’i izolojnë shtëpitë e tyre para ardhjes së dimrit.

Kërkesa e Rizvanollit erdhi për shkak të masave për kursimin e energjisë.

Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla ka folur në lidhje me idenë e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për izolimin e shtëpive.

Syla u shpreh se izolimi i shtëpive do të duhej të fillonte në pranverë dhe jo tani.

“Do të duhej të kishte më tepër njoftim nga ana e qeverisë se cilat mund të jenë masat preventive, siç mund të jenë edhe izolimet, por izolimet do të duhej të fillonin nga pranvera dhe jo tani, ose ngrohëset të cilat janë me kursim të lartë të energjisë, përkatësisht harxhojnë më pak energji, pastaj produktet e tjera shtëpiake siç janë frigoriferi, shporeti apo bojleri të cilët harxhojnë shumë më tepër energji, do të duhej që qeveria të ndajë fonde të caktuara që për familjet të cilat nuk e kanë mundësinë për të ngrohë ambientin, ose t’i furnizojë me pajisje të cilat mund të ngrohen, ose të subvencionohen ato familje të cilat mund ta ndërrojnë një pajisje të vjetër që ka harxhuar energji dhe të jetë një pajisje me kursim më të lartë”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se ne do të mund të merrnim model shumë të mirë projektet që kanë ndodhur me MCC-në, përcjell Klankosova.tv.

“Do të duhej të bëhej më herët dhe propozimi im ka qenë që nga fillimi që ne do të mund të merrnim model shumë të mirë projektet që kanë ndodhur me MCC-në. MCC e ka pasur një program për mbështetjen e familjeve për izolime dhe qeveria që nga viti i kaluar do të duhej të kopjonte të njëjtin model”, u shpreh tutje ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%