play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ky është samiti që u refuzua nga Murati, Mehmeti dhe Murtezaj: Shkak fusnota

today30/09/2022

Background
share close

Nën organizimin e Ministrisë malazeze të Financave, Doganës e Tatimeve dhe Bankës Qendrore, Kosova ka pranuar thirrjen me fusnotë në pjesëmarrjen e Samitit të Beçiqit.

Mirëpo, përdorimi i fusnotës te emri i Kosovës, ka bërë që guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj të refuzojnë pjesëmarrjen në këtë samit, raporton ekipi i Telegrafi që ndodhet në Mal të Zi, në përcjellje të Samitit të Beçiqit.

Lajmi se Kosova nuk do të merr pjesë në këtë samit e kanë konfirmuar për Telegrafin nga BQK-ja dhe ATK-ja.

Po ashtu, në një nga panelet pritet të diskutojnë ministrat e Financave të shteteve të rajonit, por në listën e të ftuarve mungon emri i ministrit Hekuran Murati.

Kosova kishte marrë pjesë në edicionet e kaluara.

Kujtojmë se fusnota përdoret për ta paraqitur mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe pesë shteteve anëtare të BE-së.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%