Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Çështja e Kosovës ka përplasur të martën ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ishte ambasadori rus Vasily Nebenzya, i cili në mbledhjen e Këshillit i Sigurimit të OKB-së tërhoqi një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë, për çka akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta.
Ai ka përmendur edhe marrëveshjen e Serbisë dhe Rusisë të nënshkruar së fundmi, gjë që ka nxitur reagimin e Perëndimit, pasi si e tillë erdhi në kohën kur vendet demokratike kanë dënuar dhe kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Ai tha se nuk është e drejtë që t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendos sanksione Rusisë, kur kjo e fundit ka marrëdhënie historike me këtë vend.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tha se kjo deklaratë e delegacionit rus për Kosovën është e pasaktë dhe e gabuar.
Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia takohen dhe dialogojnë, dhe se nuk luftojnë.
“Delegacioni rus bëri përsëri një paralele me Republikën e Kosovës, një vend i pavarur që është njohur nga gjysma e Kombeve të Bashkuara duke përfshirë gjysmën e këtij këshilli, pra kjo është e gabuar, e pasaktë dhe për të ardhur keq…. Asgjë nuk mund të jetë më artificiale dhe e detyruar sesa krahasimi i përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit, për të mbrojtur civilët dhe për të vendosur një proces paqeje, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme siç ishte rasti i Kosovës, me agresionin e pastër dhe të paprovokuar dhe referendumin që po mbahet tani në Ukrainë. Askush nuk është, nuk mund të mashtrohet nga kjo, askush nuk tenton të krahasojë të pakrahasueshmen, asnjë rrugë e shkurtër nga konteksti historik dhe politik nuk do ta ndihmojë Rusinë të largojë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, ose të ngritë urën e saj të e drejta ndërkombëtare, e cila e ka bërë atë një paralele ndërkombëtare. Kosova dhe Serbia janë të detyruara të dialogojnë për të zgjidhur problemet e tyre, ata takohen, nuk luftojnë”, ka thënë ai.
Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia duhet të izolohet ndërkombëtarisht për referendumet false të organizuara në territorin e vendit të tij.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)