play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Provokojnë sërish serbët, përurojnë sheshin me flamur gjigant serb afër urës së Ibrit në Mitrovicë

today27/09/2022

Background
share close

Serbët e veriut të Kosovës sërish kanë provokuar duke përuruar sot krejt afër urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, sheshin “Vëllezërit Miliq”, të cilët humbën jetën gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Në këtë shesh përveç përmendores së ndërtuar, serbët kanë vendosur edhe flamurin e Serbisë me dimensione gjigant,e i cili tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend, e që qytetarët shqiptarë nga jugu po e shohin si provokim.

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Borisllav Tajiq, duke e quajtur aksionin e NATO-s si të keqe të paskrupullt, ka pranuar humbjen e Kosovës nga Serbia.

Ndërkaq, Aleksandar Spiriq, kryetari i komunës paralele në veri të Mitrovicës, ka porositur se deri sa të ekzistojë edhe vetëm një serb në Mitrovicë, heronjtë e tyre do të kujtohen.

“Nga ky shesh porosis se derisa edhe vetëm një serb ndodhet në Mitrovicë, do të jetojnë heronjtë tanë”, theksoi Spiriq.

Ndryshe, në këtë ceremoni përveç qytetarëve, morën pjesë edhe përfaqësues të shtetit të Serbisë, deputetë serbë të Kuvendit të Kosovës, ministri Goran Rakiq, kryetarë të komunave veriore, si dhe përfaqësues të institucioneve paralele në veri. /Kp/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *