Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/09/2022
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, beson se kalendari aktual politik paraqet një shans unike për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sepse siç thotë ai, zgjedhje nuk pritet të ketë as në Kosovë, Serbi, as në BE apo SHBA.
Kjo shancë, Lajçak thotë se nuk ka ekzistuar të paktën në dhjetë vjetët e fundit.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve, marrëveshje kjo që ka nisur së zbatuari dje.
Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.
Dje po ashtu ka hyrë në fuqi edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.
Periudha e riregjistrimit të makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që përdoren në veri të Kosovës (KM, PR, PZ, etj.), ka nisur më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor./Reporteri.net
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)