play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti i quan “absurde” kërkesat sindikale, arsyeton ndaljen e pagës për grevistët: Njerëzit nuk mund të paguhen për punën që s’e bëjnë

today01/09/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur “irracionale dhe absdurde” kërkesat për rritje pagash në arsim të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kurti në një adresim për media ka thënë se kërkesat sindikale nuk duhet të shkojnë përtej racionale, duke potencuar se mundësitë buxhetore të vendit tonë janë të kufizuara.

“Ne po i bëjmë reformat në arsim, por kërkesat sindikale nuk duhet të shkojnë përtej racionales. Planifikimet financiare shtetërore nuk bëhen në mënyrë të papërgjegjshme. Nuk mund të marrim buxhetet e shteteve të tjera që të përmbushin kërkesa irracionale. Ministrja i ka takuar disa herë, por kërkesat legjitime dhe racionale janë për dialog, kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë.

“Sot është ditë e hidhërimit shtetëror e shoqëror për të gjithë ata që nuk kanë mësim ose nuk i japin ato. Bëj thirrje ta kuptojmë se mundësitë e vendit tonë janë të kufizuara”, tha Kurti.

Kurti po ashtu bëri të ditur se  Ligji i Pagave do të del në diskutim publik javën tjetër.

Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit do të jetë më i mirë se në të kaluarën, ndërsa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës.

Ai foli edhe për ndalimin e pagave për punëtorët që janë në grevë. Kurti tha se ky vendim nuk është hakmarrje nga ana e Qeverisë ndaj grevistëve, por u shpreh se njerëzit nuk mund të paguhen për “punën që nuk e bëjnë”.

“Nuk ka nga ana e Qeverisë kurrfarë urrejtje apo hakmarrje, por duhet ta kuptoni nuk mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjmë. Prandaj janë bërë ndryshimet demokratike në shkurtin e vitit të kaluar. Njerëzit duhet të paguhen për punën e tyre, jo pse nuk punojnë. Secili prej nesh jemi punëtorë, e paguhemi për punën që nuk e bëjmë”, u shpreh Kurti para mediave.

Lidhur me këtë çështje Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Jasharaj ka thënë se greva nuk do të ndalet dhe të drejtat e tyre do t’i kërkojnë deri në instancat më të larta.

“Ne nuk do të ndalemi. Do t’i drejtohemi instancave më të larta për të kërkuar të drejtat tona. SBASHK-u e ka dërguar në Prokurori kallëzimin penal ndaj Hekuran Muratit. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë mësimdhënësve, por t’ua japë atyre që u shërbejnë popullit”, ka thënë Jashari në konferencë. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%