Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
misarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak pas vizitës që kanë realizuar në Kosovë, të enjten kanë udhëtuar drejt Beogradit. Megjithatë në Serbi gjatë ditës së enjte s’kanë takuar fare përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.
Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta. Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se është për të ardhur keq që Escobar dhe Lajcak s’kanë takuar përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi, raporton Express.
“I kuptueshëm takimi i fundit me kryetarët e katër komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, sidomos duke i marrë parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm të stabilitetit dhe sigurisë. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani.
“Prandaj, z.Escobar dhe z.Lajçak, ju ftoj që të na takoni edhe neve, të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për t’na dëgjuar. Së paku”, ka shkruar Sinani.
Ankesë për mos takimin me shqiptarë te Luginës ka pasur edhe kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi. Ai ka thënë se diskriminimi ndaj shqiptarëve po rritet derisa po integrohen në shtetin serb.
Arifi tutje ka rikujtuar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë krijuar sisteme paralele të paligjshme duke shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe shton se edhe përkundër kësaj ata gëzojnë privilegje dhe të drejta.
“Sa gjatë?” ka pyetur Arifi teksa ka shpërndarë një postim të Miroslav Lajcak për takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)