play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Departamenti Amerikan i Shtetit: Suksesi i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë është prioritet absolut i SHBA-së

today18/08/2022

Background
share close

Përpara vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit të udhëhequr nga BE-ja, SHBA-ja thotë se suksesi i negociatave të Brukselit është “prioritet absolut” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen në Bruksel si pjesë e një dialogu të ndërmjetësuar nga BE. Ne e mbështesim plotësisht këtë dialog. Është e rëndësishme që ne besojmë se të dyja palët e përdorin këtë mundësi për të çuar përpara bisedimet e tyre për normalizimi i marrëdhënieve. Ky është prioriteti ynë. Ne dëshirojmë të shohim progres dhe zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price për The Pavlovic Today, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Dialogu dhe kompromisi, thotë ai, nuk janë shenja dobësie, por janë thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, thotë ai, është ende thelbësore si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë kur bëhet fjalë për aspiratat e tyre drejt BE-së.

“Shpresojmë që liderët në Serbi dhe Kosovë të kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, tha ai.

Edhe pse SHBA, siç thotë ai, nuk po marrin pjesë në dialog, suksesi i këtyre bisedimeve është “prioritet absolut” i tyre.

Gjatë ditës së djeshme në Bruksel ka udhëtuar edhe zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar.

Nga DASH i thanë Gazetës Online Reporteri.net se Përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, udhëtoi në Bruksel “për ta mbështetur takimin e nivelit të lartë të 18 gushtit të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE”.

Esobar nga Brukseli ku kishte takim me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq tha se  shpreson në një marrëveshje, cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë që të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje, e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira”, ka thënë ai për Kanal 10.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%