Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/08/2022
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, takimin e djeshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si takim të mirë.
Kështu ka deklaruar Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se NATO është e përkushtuar për të garantuar sigurinë në Kosovë.
Ai po ashtu ka thënë se palët duhet të angazhohen në bisedimet që do zhvillohet sot në Bruksel.
“Takimi i mirë me Albin Kurtin. NATO është plotësisht e përkushtuar ndaj misionit të NATO_KFOR-it dhe mandati i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet në Kosovë. Të gjitha palët duhet të angazhohen pozitivisht në bisedimet e nesërme të ndërmjetësuara nga BE dhe të zgjidhin çështjet përmes dialogut”, ka thënë Stoltenberg.
Gjatë ditës së djeshme Stoltenberg ka përsëritur se janë të gatshëm për intervenim nëse rrezikohet siguria në Kosovë.
Kujtojmë se pas pak do të mbahet një takim në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku pritet të bisedohet rreth tensioneve në veri të Kosovës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)