play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Sveçla: Beogradi i përkrah kriminelët në Kosovë

today11/08/2022

Background
share close

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë se veriu i Kosovës ishte El Dorado për kriminelët në 20 vitet e kaluara. Ai thotë se serbët, shqiptarët dhe boshnjakët janë gjithashtu të përfshirë në krim, por se ata kanë mbështetje politike për aktivitetet e tyre ilegale në Beograd.

Si shembull për ekzistimin e lidhjes mes krimit dhe politikës, ai përmend Milan Radoiçiqin, nënkryetarin e Listës Serbe, i cili është në listën e zezë të SHBA-së dhe që, siç thotë ai, gëzon mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministri Sveçla ka thënë se Qeveria e Serbisë jo vetëm që i toleron grupet e përmendura kriminale, por edhe i përkrah dhe i shfrytëzon për të bërë presion shtesë mbi popullatën vendase.

Si shembull i lidhjes mes krimit dhe politikës, ai veçon nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është në listën e zezë të SHBA-ve dhe të cilin drejtësia e Kosovës e ndjek sit ë dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Radoiçiq është një person që gëzon mbështetjen publike jo vetëm të Serbisë, por edhe të disa përfaqësuesve politikë të Kosovës, por në të njëjtën kohë është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të pjesëmarrjes së tij në krimin e organizuar. Kemi shumë dëshmi se, ndër të tjera, ai së fundmi ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Kemi deklarata nga zyrtarë të Listës Serbe të cilët kanë thënë se Radoiçiq ka qenë në barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht dhe se ka qenë organizator dhe mbrojtës i këtyre barrikadave. Kjo do të thotë se ne kemi prova të mjaftueshme për aktivitetet e tij kriminale”, thotë Sveçla në një intervistë për N1.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%