play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ndahen 100 mijë euro për punëtorët e sektorit publik që s’i kanë marrë shtesat prej 100 euro

today10/08/2022

Background
share close

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin e ministrisë së Financave që të ndahen 100 mijë euro shtesë në kuadër të mbështetjes për qytetarë.

Ministri Murati tha se ndarja 100 mijë euro është në kuadër të shumës 7.3 milionë dhe përfshinë mbështetjen për kategorinë që kanë mbetur pa u dalë shtesat në raundin e parë raporton Gazeta Express.

“Ky propozim-vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak që kishte të bënte me ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik dhe bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në raundin e parë dhe kësisoj duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë euro pra nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhet 7.4 milionë euro ky është plotësim-ndryshimi në mënyrë që të përmbushen të gjitha obligimet që dalin sipas vendimit”, tha Murati.

Kabineti qeveritar votoi me shumicë votash këtë propozim-vendim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%