play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shkarkohen tre anëtarë të bordit të Infrakosit

today10/08/2022

Background
share close

Qeveria e Kosovës ka miratuar shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të Infrakosit pas asnjë votë kundër dhe abstenim.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në fjalën e saj në mbledhjen e Qeverisë tha se tre anëtarët s’i kanë adresuar problemet me të cilat është përballë Infrakosi.

“Ministria e Ekonomisë propozon shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike Infrakos, Afrim Mehmetaj, Selatin Ratkoceri dhe Ilir Zhitia. Kjo ndërmarrje ka ngecur në realizimin e objektivave afariste megjithëse për këtë ngecje nuk ka shfaqje objektive që do të mund të merreshin parasysh. Qeveria konsideron se tre anëtarët e bordit kanë bërë shkelje të detyrave, duke mos adresuar me efikasitet morinë  e problemeve që ballafaqohet, andaj propozojmë shkarkimin e këtyre anëtarëve të bordit për të mundësuar funksionimin e ndërmarrjes deri në emërimin e bordit të rregullt të ri”, tha ajo.

Rizvanolli ka propozuar që të emërohet një bord i përkohshëm i përbërë nga Dukagjin Kastrati kryesues, Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hondozi anëtarë./Gazeta Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%