play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

BQK dhe BKS takojnë zyrtarët e lartë të Këshillit të Byrove në Bruksel

today29/07/2022

Background
share close

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës (BQK),  Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), sot në Bruksel kanë zhvilluar një takim me udhëheqësit e Këshillit të Byrove në Bruksel (Council of Bureaux), e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BKQ),  Fehmi Mehmeti, bashkë me Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit, mbajtën një takim me Drejtoren Menaxhuese të COB, Greet Floré, në Bruksel.

COB është organizata menaxhuese e Sistemit të Kartonit të Gjelbër, dhe Sekretariati i COB është i vendosur në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës, gjatë takimit me Greet Floré, e informoi atë mbi përgatitjet që Byroja Kosovare e Sigurimit, së bashku me Bankën Qendrore të Kosovës dhe institucione të tjera të interesit, ka ndërmarrë deri më tani në lidhje me kërkesat që lidhen me procesin e anëtarësimit në COB, si dhe për gatishmërinë për të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim.

Guvernatori Mehmeti dhe Drejtori Mazreku nënvizuan angazhimin e tyre dhe të Republikës së Kosovës për të forcuar sistemin financiar duke krijuar kapacitetet e nevojshme për të siguruar gatishmërinë e Byrosë Kosovare të Sigurimit për të plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga zbatimi i sistemit të Kartonit të Gjelbër, duke u bazuar në standardet e njohura ndërkombëtarisht që rregullojnë këtë fushë.

Bazuar në raportin e prezantuar nga Mazreku, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Kosova demonstron se janë arritur një sërë objektivash të rëndësishme, duke nënvizuar se BKS ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e automjeteve të paregjistruara dhe vazhdon të zbatojë Memorandumet e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Guvernatori Mehmeti dhe drejtori Mazreku theksuan angazhimin e Kosovës për të bashkëpunuar për të gjetur një zgjidhje sa i përket lehtësimit të trafikut ndërkufitar mes Kosovës dhe vendeve të tjera dhe i kërkoi COB bashkëpunim në këtë kërkim, Floré deklaroi se mundësitë për bashkëpunim do të vlerësohen në mënyrë rigoroze në zbatim të rregullave në bazë të së cilave funksionon COB.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%