play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Hoti: Marrëveshja me MCC-në ka filluar në Qeverinë Mustafa, Qeveria e Kurtit nuk ka merita në arritjen e saj

today28/07/2022

Background
share close

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar marrëveshjen që Kosova ka nënshkruar dje me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për çështjen e energjisë.

Hoti ka thënë Qeveria Kurti ka më së paku merita për arritjen e kësaj marrëveshje. Hoti madje është shprehur se Qeveria Kurti e ka vonuar së paku dy vite realizimin e kësaj marrëveshje, shkruan Reporteri.net.

Ish kryeministri tha se kjo marrëveshje është iniciuar qysh në Qeverinë Mustafa.

“Siç u tha ne e përkrahim këtë marrëveshje. Duhet thënë që Qeveria Kurti ka më së paku merita për këtë marrëveshje, është kjo qeveri që e ka vonuar së paku dy vite realizimin e kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje ka filluar qysh në Qeverinë Mustafa dhe ish-presidentja Jahjaga ka merita të veçanta. Nuk është keq nëse qeveritarët e sotëm reflektojnë dhe e pranojnë shtyrjen e kësaj marrëveshje për së paku dy vite”, tha Hoti në seancën e Kuvendit.

Në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, është futur në rend dite votimi për ratifikimin e Marrëveshjes që Kosova ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për çështjen e energjisë. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%