play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

KEDS bën thirrje për kursim të rrymës, thotë se situata e dimrit pritet të jetë “shumë e pasigurtë”

today27/07/2022

Background
share close

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike e të orientojnë ngrohjen e hapësirave të banimit nga format alternative për dimrin.

Kjo pasi sipas tyre, kriza energjetike në Evropë po afekton edhe Kosovën, ndaj thuhet se në stinën e dimrit pritet të mbizotërojë situatë “shumë e pasigurtë”.

“Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut. Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

“Prandaj, në këto rrethana i lusim konsumatorët që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit. Ndërmarrja e këtyre veprimeve ul ndjeshëm nevojën për import dhe rrit të njëjtën kohë sigurinë e furnizimit, që varet shumë edhe nga stabiliteti i prodhimit vendor”.

Tutj, thuhet se e tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike, pasi me rritjen e temperaturave është rritur edhe kërkesa për energji elektrike.

“Krahas kësaj rritje, ka rënie të madhe të reshjeve, dukshëm nën mesataren sezonale, duke bërë që edhe prodhimi i elektricitetit të jetë shumë më i pakët nga centralet elektrike. Thatësira, pamundësia për të transportuar qymyr në disa termocentrale nëpërmjet lumenjve në Gjermani dhe mosfunksionimi i termocentraleve bërthamore, që ftohen nga ujërat që vijnë nga lumenjtë në Francë, e bënë situatën edhe më kritike. Krahas kësaj situate, në Evropë vërehen çmime rekorde edhe të gazit natyror për shkak të uljes graduale të rrjedhës së gazit nga Rusia”.

“Rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike. Çmimi i energjisë për një ditë më herët në berzën e Hungarisë- HUPX, që ishte 295 EUR/MWh, për javën 4-10 korrik, u rrit në 348 EUR/MWh, kurse për javën 11-17 korrik dhe në 419 EUR/MWh për javën 18-24 korrik . Për 3 ditët e para të kësaj jave çmimi është 506 EUR/MWh. Madje, këto ditë është thyer edhe rekordi, duke arritur një moment në mbi 735  EUR/MWh”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%