play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Blinken: SHBA mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës, dhe dialogun e lehtësuar nga BE

today27/07/2022

Background
share close

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas takimit me delegacionin e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Washington.

Në llogarinë e tij në Twitter, Blinken tha se SHBA-ja mbështet integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës, si dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”. “Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për SHBA-në dhe shtetin tuaj”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Në takimin e 26 korrikut, Blinken falënderoi delegacionin e Kosovës për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

Blinken përmendi diskutimin me krerët e shtetit të Kosovës, për “çështjet kritike të sigurisë rajonale”, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar videon nga takimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në pjesën hyrëse të takimit, e cila u bë publike, Blinken fillimisht ua përcjell Osmanit dhe Kurtit përshëndetjet e ngrohta të SHBA-së, Joe Biden.

Ndryshe, në janar të këtij viti, Blinken i kishte shkruar letër Kurtit, përmes së cilës ka kërkuar nga ky i fundit që Kosova t’i bëjë dy marrëveshje me Serbinë.

Blinken kërkoi nga kryeminsitri Kurti që t’u kushtohet vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës.

Përveç marrëveshjes për rrymë, Sekretari amerikan kërkoi nga Kurti edhe avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar Blinken.

E gjashtë muaj pas kësaj, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë Marrëveshjen për Energjinë.

Kjo Marrëveshje, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parashihte që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës me emrin Elektrosever, pronare e të cilës Serbia nëpërmjet Elektroprivreda Serbia./Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%