Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
21 zyrtarët policorë që ndër vite humbën jetën në krye të detyrës janë nderuar sot në Kosovë.
Për herë të parë në Kosovë sot u shënua Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës.
Ceremonia e kësaj Dite memoriale ka përfunduar me parakalimin e njësive të Policisë së Kosovës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se policët kanë ranë në krye të detyrës duke luftuar krimin dhe duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
Konjufca ka përmendur policin Enver Zymberi të rënë në veri të Kosovës.
“Ai dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)