Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas paralajmërimeve se do të ketë krizë enegjetike në Evropë, përfshirë edhe Kosovën. Ai tha se janë duke bërë remonte të njësive Kosova A dhe B.
Ai tha se në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim, nuk do të mund të eliminohet përdorimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë.
“Sa i përket kapaciteteve ekzistuese ne po bëjmë remonte të njësive, edhe të Kosovës A dhe të Kosovës B në mënyrë që në muajt e dimrit kur kosto e energjisë është më e lartë në tregun ndërkombëtar dhe në anën tjetër kur nevojat dhe kërkesa është po ashtu më e madhe të kemi sa më shumë prodhim vendor. Ne kemi shumë qymyrë, ne do të dëshironim që sa më parë të vijë një ditë kur nuk do të mund të kemi nevojë që të ndotet ambienti, mirëpo në këtë dimër dhe në një periudhë në vijim që nuk mund ta parashikojmë tani, nuk do të mund ta eliminojmë përdorimin e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë. Duke pas parasysh edhe gjendjen ekzistuese, të dhënat që na vinë nga shtetet dhe kompanitë e tjera, parashikimet deri diku që përpiqemi t’i bëjmë, duam që me gjithë çfarë dimë dhe mundemi t’ia kalojmë sa më lehtë dimrin 2022-2023”, deklaroi Kurti për KP.
I pari i ekzekutivit nuk përjashtoi mundësinë e subvencionit të Qeverisë në rast të krizës energjetike.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)