Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një marrëveshje që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, tha të premten sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën që përdori si “armë” furnizimet ushqimore, derisa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur të arrijnë në tregun global.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ulen në fillim të ceremonisë së nënshkrimit për transportin e sigurt të drithërave dhe produkteve ushqimore nga portet ukrainase, Stamboll, Turqi, 22 korrik.
Rreth 20 milionë ton të drithërave po mbahen në Ukrainë, derisa të korrat e verës janë duke u zhvilluar.
Marrëveshja do të përfshijë tre porte ukrainase, duke përfshirë Odesën, marrëveshja do të përfshijë një Qendër të Përbashkët Koordinuese të krijuar në Stamboll dhe u dakorduan korridore të sigurta për transportin tregtar.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)