Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur të domosdoshme ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionomin e importit të energjisë elektrike.
Gjatë raportimit në Komisionin hetimor për krizën energjetike, Murati tha se për çdo cent të ndarë ekziston baza ligjore.
“Çmimet e larta të importit dhe rënia e bllokut Kosova B, shtojnë nevojën për subvencionim të energjisë”, tha ai.
Megjithatë, Murati tha se 90 milionë euro të zotuara për krizën energjetike ende s’janë disbursuar, pasi është në metodologjinë e ekzekutivit se si bëhet shpërndarja e tyre.
Para deputetëve, Murati tregoi edhe kur është informuar për krizën energjetike vitin e kaluar.
“Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar jemi informuar se mund të kemi probleme në sektorin energjetik, pasi çmimi i importit ka lëvizur”, tha ai.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka treguar se furnizuesi i energjisë elektrike ka paraqitur kërkesë zyrtare pranë këtij institucioni për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, meqë Qeveria e Kosovës nuk ka realizuar subvencionimin siç ishte zotuar.
Një kërkesë e tillë është bërë pas trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike.
ZRRE-ja tutje njofton se brenda 20 ditëve punë presin arsyetim nga FSHU-ja për këtë kërkesë, dhe se e njëjta do të shqyrtohet dhe pastaj do të hapet shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave me pakicë për konsumatorët.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)