Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/07/2022
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur në një konferencë për media nga selia e partisë duke drejtuar akuza ndaj Policisë së Kosovës se është shfrytëzuar politikisht përgjatë aksionit të realizuar në Ndërmarrjen Publike Banesore.
Siç pretendon Molliqaj, Policia përgjatë kontrollit në NPB më datën 19 korrik, kishte lokalizuar përfaqësuesit e ndërmarrjes dhe në dy katet e objektit kishin qëndruar pa kamera të sigurisë dhe pa përfaqësues të këtij institucioni.
“Është hera e parë që Policia e Kosovës ka bërë shkelje të tilla në institucione publike dhe private. Kjo nuk është shkelje e rastësishme, është intervenim politik. Shkyçja e kamerave të sigurisë është e vërtetuar, tashmë ka dalë në media”, ka thënë Molliqaj në konferencë.
Ai ka thënë se ky proces ka nisur nga burri i asistentes personale të kryeministrit Albin Kurti.
“ky e ka nisur këtë proces, policia ka vepru, pastaj është zingjiri, pas burrit të asistentes së kryeministrit, kemi pasur reagim të Vetëvendosjes”, ka shtuar tutje kreu i PSD-së.
Molliqaj thotë se e gjithë kjo po ndodh pas humbjes së betejës në Gjykatë./Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)