Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/07/2022
Presidenti Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si President në Kosovë, ndërsa pas dy ditësh i përfundon mandati i presidentit duke ia lënë karrigen Bajram Begajt.
Gjatë konferencës për shtyp me Osmanin Meta tha se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë për Kosovën. Megjithatë ai ka premtuar se pasi të lërë mandin si president do të bëjë më shumë për Kosovën.
“Kam detyrën kushtetuese, për vete morale sic e ka dhe cdo qytetar dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër.
“Duke ardhur dje për në Prishtinë po mendoja ato 4 javët e para të situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s më 24 mars, ditën kur bëja 30 vjet dhe pata fatin të mos e festoja ku kisha planifikuar.
Buxheti i Shqipërisë ishte katastrofik dhe në momentet më të vështirë dhe që dukeshin si më të pashpresa, shkëlqeu fisnikëria e kuksianëve në mënyrë të vecantë, edhe ata të pambështetur nga shteti, kanë qenë javë të paharruara. Nuk ka asnjë vështirësi që nuk tejkalohet.
Një familje kuksiane me dhjetëra të moshuar e fëmijë i bën përshtypje një vajzë që qante më vete dhe e pyeti pse po qan. “Është vetëm, ka humbur familjen” i thanë komshinjtë. Si të quajnë i tha, Saranda. Më bëri përshtypje se është emër i vecantë dhe shpresoj që të mos ketë humbur prindërit e saj, porn ë fund të fundit e di që ka pasur garë të madhe për të cuar sa më shumë Saranda në Sarandë. Dhe fakti që të kemi kaq shumë emra Saranda, Vjosa, Vlora, Shkumbin, Berat tregon sa e fortë është vëllazëria jonë.
Dje kujtova tmerrin nga Kukësi në Tiranë, sa herë bllokohej rruga nga zetorët. Si mbeteshin autobusët dhe bllkohej rruga. Jam dakord dhe besoj shumë se nuk do të na duhet kaq shumë kohë për një lidhje tjetër të re mes Shqipërisë e Kosovës, për sistem energjetik”, tha Meta.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vlerësuar rolin e tij edhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës.
“Kosova ka qenë dhe do të mbetet shtëpia juaj e dytë prandaj jeni të mirëseradhur. Një muaj më parë shtetet tona nënshkruan 19 marrëveshje. Është më se e nevojshme që ato të zbatohen edhe në praktikë për ta forcuar edhe më shumë bashkëpunimin. Axhenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin edhe më tej në pozicionin tonë si shtet i pavarur. Objektivi ynë i qartë mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO. Kosova po përgatit aplikimin e saj për statusin e vendit kandidat në BE. Kosovën dhe Shqipërinë i bashkon shumë gjë, por ajo që na bashkon më shumë është e ardhmja euroatlantike. Në emër të të gjithë qytetarëve ju faleminderit për ndihmën që i keni dhënë Kosovës. Sot është 12 vjetori i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë sa i përket pavarësisë së Kosovës që e vulosi pavarësinë dhe integritetin territorial. Faleminderit që në të gjitha këto rrugë keni qenë krah nesh”, tha Osmani.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)