play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, studimi i fizibilitetit pritet të kushtojë afro 2 milionë euro

today21/07/2022

Background
share close

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë përfshirë në rend dite shqyrtimin e Projektligjit të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu duke folur para deputetëve tha se kostoja e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1 milion e 980 mijë euro.

“Kjo marrëveshje bashkëfinancimi ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe ndarjen e kostove në mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektidesë për këtë linjë hekurudhore. Kostoja totale për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe projektidesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashihet të jetë 1 milion e 980 mijë euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë do të ndaj shumën prej 1 milion euro, ndërsa Ministria e Infrastrukturës së Kosovës do të ndaj shumën e 980 mijë eurove”, ka thënë Aliu.

Aliu tha se kjo kosto është përfshirë në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë që ai drejton me autorizim të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%