play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

today21/07/2022

Background
share close

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar sot dy marrëveshje me Luksemburgun që kapin vlerën e 35 milionë eurove.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas nënshkrimit të këtyre marrëveshje, ku përfshihet Marrëveshja dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes, tha se me këtë po thellohet bashkëpunimi Kosovë-Luksemburg.

“Me këtë marrëveshje po e vendosim kornizën e përbashkët sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, edhe pse memorandumi  përcakton fonde 2023-2025 dhe janë projekte që janë zgjedhur për intervenim në Kosovë dhe të financuara nga duka i Luksemburgut”, tha Bislimi.

Ai shtoi se fushat e intervenimit që do të përkrahen nga Luksemburgu janë: arsimi, shëndetësia, rritja ekonomike e qëndrueshme, zhvillim i shoqërisë civile dhe fusha e inovacionit

“Shuma aktuale indikative me këtë marrëveshje si përkrahje nga Luksemburgu ndaj Qeverisë së Kosovës për këto tri vite është 35 milionë euro apo afërsisht 12 milionë euro për secilin vit”, tha Bislimi.

Zëvendëskryeministri shtoi se përtej bashkëpunimit për zhvillim synimi jonë mbetet që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi.

Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherit Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%