play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kërkesa e madhe për viza, s’ka termine të lira deri në shtator për të udhëtuar në BE

today20/07/2022

Background
share close

Qytetarët nga vendet jo anëtare të BE-së që kanë nevojë për vizë Shengen për të hyrë në BE, duhet të anulojnë ose ndryshojnë planet e tyre të pushimeve verore nëse nuk kanë marrë ende vizë, pasi nuk ka termine të lira deri në shtator, raporton Schengenvisainfo.com, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pasi vendet e Bashkimit Evropian/Zonës Shengen vendosën të lehtësojnë kufizimet e tyre të hyrjes për COVID për verën, udhëtarët e vendeve të treta që kishin nevojë për vizë për të hyrë në BE / Zonën Shengen aplikuan për një të tillë.

Megjithatë, për shkak të kërkesës së lartë, ata që nuk kanë aplikuar ende, me shumë mundësi nuk do të mund të gjejnë terminë të lirë deri në mes të shtatorit.

Drejtuesit e industrisë së udhëtimit kanë zbuluar se aktualisht, 26 vendet e Zonës Shengen nuk kanë vende të disponueshme për korrik dhe gusht. Është shpjeguar se disa vende mund të kenë termine të disponueshme për gusht. Megjithatë, shumica e tyre nuk kanë asnjë termin deri në shtator.

Meqenëse nuk ka terminë për viza deri në mes të shtatorit, kompanitë e udhëtimit kanë vënë në dukje se shumë udhëtarë të vendeve të treta po shqyrtojnë destinacione të tjera si Malajzia, Tajlanda, Indonezia, Egjipti dhe Turqia, ndër të tjera.

Kështu, Evropa mund të regjistrojë një numër më të vogël turistësh që kanë nevojë për vizë këtë vit pasi ata po zgjedhin destinacione të tjera për të shmangur pengesat për viza.

Në muajt e mëparshëm, ambasadave iu desh shumë kohë për të përpunuar aplikimet për viza. Megjithatë, ky nuk është më rasti për shumicën pasi ata kanë punësuar staf shtesë. Në përgjithësi, aplikimet për viza po përpunohen dhe përgjigjen shpejt – brenda një periudhe prej 15 ditësh pune.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%