play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Sveçla thotë se Radoiçiq është një nga krerët e grupeve kriminale në Veri

today18/07/2022

Background
share close

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë në një intervistë për REL se Millan Radoiçiq është një nga krerët e grupeve kriminale në Veriun e Kosovës.

Sipas tij atje janë disa grupe kriminale të kontrabandës të cilët po luftohen nga Policia e Kosovës për shtrirjen e rendit dhe ligjit në Veriun e vendit.

“Millan Radoiçiq është njëri ndër krerët e kësaj strukture. Tashmë ai është i arratisur, sipas informatave që kemi ndodhet në territorin e Serbisë, por definitivisht që është i kërkuar nga drejtësia në Kosovë, dhe në momentin e parë të mundshëm, ai do të vihet para drejtësisë”, ka thënë Sveçla.

Të dielën pesë policisë janë sulmuar pasi donin ta pengonin një mjet transportues që për synim kishte kontrabandën.

Ai ka folur edhe për hetimin e këtij rasti, duke thënë se po synohet shtrirja e plotë e sundimit të ligjit.

“Sulmet është e qartë që janë të koordinuara me qëllim që të pamundësojnë shtrirjen e ligjshmërisë së institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. “Ne jemi duke hetuar në vazhdimësi, me të gjitha kapacitetet tona, për sulmet e mëhershme. Drejtoria kundër terrorizmit është duke udhëhequr hetimet dhe unë jam i bindur që jemi në rrugë të duhur që të gjithë strukturën e tyre jo vetëm ta identifikojmë, por edhe të dëshmojmë aktivitetet e tyre kriminale, me ç’ rast pastaj do të ndërmerreshin hapat e tjerë të radhës”. /Express

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%