Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/07/2022
Pasi iu bashkua zyrtarisht platformës në dhjetor të vitit të kaluar, Beyonce ka bërë postimin e parë në TikTok të enjten (14 korrik) dhe grumbulloi 3.5 milionë ndjekës vetëm 16-të orë nga publikimi i videos.
Këngëtarja 40-vjeçare ndau postimin e saj të parë në faqen e mediave sociale, një video e fansave duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngën e saj të fundit “Break My Soul”
“Duke iu parë të gjithëve që po shijoni dhe tundeni më bëri kaq të lumtur! Faleminderit shumë për gjithë dashurinë për Break My Soul! – Dashuri nga B”, ka shkruar këngëtarja, duke shtuar emrat e përdoruesve të shumtë që shfaqeshin në video si Josh Dior, Gregorian Sisters dhe Charles Osborne.
Beyonce publikoi “Break My Soul” muajin e kaluar teksa albumi i saj i ri “Renaissance” pritet të dalë më 29 korrik.
“Renaissance” është vazhdimi i “Lemonade” së 2016-ës , i cili u shoqërua me një film 65-minutësh me të njëjtin titull dhe u rendit në vendin e parë në shumë vende.
Beyonce fshiu llogaritë e saj në mediat sociale në korrik, duke nxitur spekulime se muzika e re ishte në rrugë e sipër.
Pasi konfirmoi publikimi i “Renaissance”, ajo u zbulua si ylli i kopertinës së numrit të korrikut të “British Vogue”.
Këngëtarja, e cila është e martuar me reperin dhe biznesmenin Jay-Z që nga viti 2008, bëri histori vitin e kaluar kur u bë artistja femër me më së shumti çmime “Grammy”.
Ajo fitoi katër çmime nga nëntë nominime, duke çuar numrin e përgjithshëm në 28-të çmime gjatë karrierës së saj, që i kalon 27-të të tillë të këngëtares Alison Krauss.
Ylli i muzikës ndërkohë është nënë e tre fëmijëve, vajza e Beyonce dhe Jay-Z, Blue Ivy, lindi në janar 2012 dhe më pas në qershor 2017, këngëtarja solli në jetë binjakët Rumi dhe Sir. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)