play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Reagime ndaj deklaratës së deputetes së VV-së për kontrollin e mediave

today15/07/2022

Background
share close

“Thirrja e hapur e deputetes [Fitore] Pacolli për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kosovës për t’i kontrolluar mediat, është e papranueshme, pasi po perceptohet edhe si rrezik për lirinë e fjalës dhe demokracinë”, thuhet në deklaratën e Platformës Rajonale të Ballkanit Perëndimor – Safe Journalists.

Safe Journalists, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila kishte kërkuar marrjen e masave nga Kuvendi dhe Qeveria për problemet, që sipas saj, kanë mediat në Kosovë.

“Edhe si Kuvend, edhe si Qeveri duhet të marrim masa… viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes së cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra, këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e medias, transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka deklaruar Fitore Pacolli, deputete e Vetëvendosjes, partisë në pushtet, gjatë seancës së 14 korrikut në Kuvendin e Kosovës.

Safe Journalists thotë se dënon çdo iniciativë të qeverive që synojnë kontrollin mbi median, pasi këto përpjekje janë të papranueshme në vendet demokratike.

“Çdo kërcënim ndaj lirisë së medias është kërcënim për interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve”.

Rrjeti Safe Journalists përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) në një deklaratë të përbashkët kanë shprehur shqetësimin për fjalimin, siç thonë ata, kundër mediave në Kosovë.

“Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMSHK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

AGK-ja dhe KMSHK-ja thanë se mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK (Agjencia për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës), kurse një pjesë tjetër si OJQ(Organizatë Jo-Qeveritare), rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

“Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%