Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/07/2022
Drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, pas takimit që ka zhvilluar me drejtorët e spitaleve të përgjithshme, tha se temë diskutimi ishte planifikimi për menaxhim të COVID-19.
Krasniqi bëri të ditur se sot edhe zyrtarisht do të bëjnë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për shtimin e infermierëve në menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Në nivel të SHSKUK-së ne do të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve në mënyrë të rregullt pasi numri i pacientëve të shtrirë në klinikat tona nuk është i madh dhe na lejon të vazhdojmë me shërbime normale”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një prononcim për Telegrafin tha se për momentin në këtë klinikë janë shtruar nëntë pacientë, ku dy prej tyre siç u shpreh ai janë në gjendje pak më të rëndë.
Sipas tij, gjendja në këtë klinikë në përgjithësi është stabile.
“Gjendjen për momentin e kemi stabile në Klinikën Infektive. Për momentin i kemi të shtruar nëntë pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje pak më të rëndë, përndryshe tjerët e kanë gjendjen klinike stabile. Jemi duke e përcjell situatën…në mjekimin intensiv nuk kemi të pranuar për momentin pacientë me COVID-19”, u shpreh Vishaj. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)