Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Rita Ora ka ndarë momente nga provat për koncertet e radhës.
Ylli i muzikës pop, 31 vjeçe, kishte veshur një triko sportive për seancën stërvitore, disa orë pasi mori pjesë në finalen e meshkujve në Wimbledon me të fejuarin e saj Taika Waititi, 46 vjeç.
Këngëtarja tregoi fleksibilitetin e saj në poza të shumta kërcimi, duke shfaqur fizikun e saj tepër të përshtatshëm për kamerën.
Veshja në ngjyrat bardhë e zi theksoi mjaft mirë linjat e artistes me origjinë shqiptare.
Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Sot shkova direkt nga Wimbledon në prova… Shihemi së shpejti në festivalet verore!! Shumë e emocionuar!”.
Rita përndryshe është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Barricades”,në bashkëpunim me Netskyn. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)