play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Rita Ora merr vëmendjen me veshjen në Javën e Modës në Paris

today05/07/2022

Background
share close

Rita Ora ka ndryshuar tri herë të veshjen brenda një dite, ndërsa ndoqi Javën e Modës në Paris të hënën.

Këngëtarja 31 vjeçe, bëri tri paraqitje të dallueshme teksa ndoqi një sfilatë mode dhe më pas doli përsëri për t’u dhënë fansave një vështrim tjetër të saj.

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” kishte veshur edhe një palë pantallona të zeza të ngushta që i nxirrnin në pah fizikun e saj të zhdërvjellët.

Rita Ora tregon barkun e tonifikuar në një paraqitje të mrekullueshme në ParisRita Ora tregon barkun e tonifikuar në një paraqitje të mrekullueshme në Paris

Gjithashtu me një palë taka të zeza, Rita e kompletoi veshjen me syze dielli të mëdha.

Më herët gjatë ditës, Rita u shfaq me një kostum të bardhë me shkëlqim.

Rita shfaqi pamjen e saj të parë të ditës ndërsa ndoqi shfaqjen e “Schiaparelli Couture” vjeshtë/dimër 2022-2023.

Kjo paraqitje e saj vjen pasi partnerja e Ritës, Taika, dyshohet se u zhvendos në shtëpinë e saj në Londër.

Çifti janë parë në shumë raste në veri të Londrës gjatë javëve të fundit teksa kryejnë detyra dhe blejnë gjëra për shtëpi.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe “The Voice Australia”, dhe Taika, po planifikojnë një varg filmash, shpresojnë të kurorëzojnë martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

Një burim i tha The Sun: “Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe ka kaluar shumë pak kohë atje”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%