Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today04/07/2022
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka pritur në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen.
Ai, në një konferencë për media, ka treguar se për çfarë është biseduar në atë takim.
“Orientimi ynë i përbashkët na sjell më afër njëri-tjetrin si shtete. E vlerësojmë lartë mbështetjen e dy vendeve mike në rrugëtimin e Kosovës. Biseduam për anëtarësimin në NATO, liberalizim të vizave, Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera”.
“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës na vendosi përballë krizave të njëjta dhe vlerave të përbashkëta të lirisë dhe paqes në kontinentin tonë. Shpresojmë që Finlanda të anëtarësohet në NATO dhe më pas të ketë hapa edhe Kosova”, ka thënë Bislimi, njofton KlanKosova.tv.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)