Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/07/2022
Para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, organizata Lëvizja për Demokraci sot ka mbajtur një aktivitet simbolik të quajtur “Burg”, me hartën e Kosovës, për ta kundërshtuar mosliberalizimin e vizave.
Mexhid Ramusa, drejtues i kësaj organizate, theksoi se duan t’i tregojnë Bashkimit Evropian se si po e mbanë të izoluar padrejtësisht Kosovën.
“Pse BE na mban të izoluar? Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Nëse Bashkimi evropian i promovon vlerat e demokracisë, atëherë pse neve po na mban të izoluar, a nuk quhet kjo racizëm?”, theksoi Ramusa, raporton kp.
Edhe të premten e kaluar në Prishtinë është mbajtur një marsh – protestë kundër mos liberalizimit të vizave për Kosovën.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)