Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Reshjet e shiut të entjen pasdite, kanë shkaktuar telashe në kryeqytet.
Ndonëse nuk zgjatën shumë, reshjet shkaktuan puse me ujë, të cilat e bënë të pamundur kalimin e qytetarëve në pjesë të caktuara të qytetit.
Në disa fotografi që janë dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihen Rruga “B”, krejtësisht në ujë, lagjja Emshir, nënkalimi tek Stacioni i Autobusëve, rruga Muharrm Fejza, e shumë rrugë të tjera.
Duhet theksuar se Prishtina vazhdimisht ballafaqohet me probleme pas shirave të rrëmbyeshëm.
Në shumë pjesë të qytetit mungojnë gypat për ujëra atmosferike dhe reshjet përfundojnë në gypa të ujërave të zeza.
Në mungesë të dy gypave, shumë lagje kanë telashe sa herë që ka reshje.
Ndryshe, sipas ‘Prishtina Weather’, të premten parashikohet mot kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)